Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit”, Ismet Munishi, foli sonte rreth kurdisjeve në futbollin kosovar.
Rasti i fundit erdhi nga Liga e Parë, konkretisht nga ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit, të cilën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e vlerësoi si “të kurdisur” dhe përjashtoi të dy klubet nga Liga e Parë, shkruan Gazeta Express.
Munishi vlerësoi se komuniteti i futbollit në vendin tonë është i poshtër dhe duhet ndryshuar të gjithë edhe si shoqëri.
Ai gjithashtu tha se Zoti do t’i dënoj ata që ia vodhën titullin e kampionit në kohën kur ishte trajner i Ballkanit.
“Rastet duhet trajtuar me fakte. Kam fol për dukuri edhe kur kam qenë protagonist. Zoti do t’i dënoj se si ma kanë vjedh titullin me Ballkanin, marre, turp… Por, nuk dorëzohem kurrë. Si trajner po ta kisha karakterin e dobët vetëvrasje është dashtë me bo. Ma kanë gërditur të merrem me futbollin e Kosovës. Nuk rregullohet futbolli duke e larguar Ulpianën e Vllazninë. Krejt do ta marrin dënimin e merituar. Familja ime ka vuajtur shumë, fëmijët… 100 mijë problem tjera private i kam pasur, e më është dashur të merrem edhe më këtë pjesë”, tha trajneri kosovar sonte në “Favorit”.
“Komuniteti i futbolli te ne është i poshtër. Duhet të bëhemi burra më të mira. Ke milionerë dhe servilë. Jemi shoqëri e kalbur, duhet të ndryshojmë në të gjitha sferat e jetës. Këtu shiten për 5 cent. Kur të bëhemi burra më të mirë, do të kemi udhëheqje më të mirë, e pastaj edhe futboll më të mirë. Puna do të vije edhe më keq”, deklaroi Munishi. /Gazeta Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...