Behgjet Pacolli reagon pasi qeveria vendosi ta themelojë Gardën për Mbrojtjen e Natyrës - Gazeta Express
string(87) "behgjet-pacolli-reagon-pasi-qeveria-vendosi-ta-themeloje-garden-per-mbrojtjen-e-natyres"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 16:23

Behgjet Pacolli reagon pasi qeveria vendosi ta themelojë Gardën për Mbrojtjen e Natyrës

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 16:23

Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka përkrahur vendimin e qeverisë për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, duke thënë se, Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës.

Pacolli ka thënë edhe se, vendit i duhet më shumë pastërti, si dhe, ruajtje e maleve dhe vegjetacionit.

Postimi:

Një nga vendimet më të nevojshme dhe më të mira që ka marrë Qeveria Kurti është themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, si një aleancë me qytetarët për mbrojtjen e mjedisit tonë.

Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës, për më shumë pastërti, për pastrimin e lumenjve, si dhe për ruajtjen e maleve dhe vegjetacionit.

Ne jemi vërtet të denjë vetëm atëherë kur sillemi me dinjitet edhe ndaj natyrës, këtij thesari që na e ka dhuruar Perëndia. Prandaj, duhet ta mirëpresim dhe ta mbështesim këtë nismë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement