Tahir Batatina ka akuzuar presidentin e klubit të Dukagjinit, Fabion Veselin, për tentim për ta sulmuar fizikisht.
Në një prononcim për “Gazeta Express” dhe emisionin sportiv “Favorit”, trajneri i Llapit tha se Veseli së bashku me tre të tjerë deshën ta sulmonin pas ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ai gjithashtu tha se “Veseli nuk mund ta fitojë lojën as me referë”.
“Fabion Veseli nuk mund ta fitojë lojën as me referë dhe në fund së bashku me 3 tjerë deshën të me sulmonin. Por, tash vazhdojmë e të shohim ku po përfundon se futbolli luhet për çdo vit”, deklaroi Batatina.
Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar sot në Klinë përfundoi me rezultatin 1:1, me ç’rast Llapi mbetet prapa në garën për titull pasi tani ka katër pikë më pak se lideri, Ballkani.
Pas kësaj ndeshje kishte edhe tensione, me Batatinën që u pa duke sharë e ofenduar rëndë.
/Gazeta Express/