Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë.
Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.
Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.
Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.
Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja.
Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror.
A e keni marr aplikacionin Viva Fresh Online?! Nëse jo, çfarë po prisni?! Përmes aplikacionit Viva Fresh Online ju...