Hovenier uron studentët e juridikut që dolën të tretët në garë: SHBA, krenare që ka ofruar mbështetjen - Gazeta Express
string(100) "hovenier-uron-studentet-e-juridikut-qe-dolen-te-tretet-ne-gare-shba-krenare-qe-ka-ofruar-mbeshtetjen"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 11:52

Hovenier uron studentët e juridikut që dolën të tretët në garë: SHBA, krenare që ka ofruar mbështetjen

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 11:52

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ekipin e Universitetit të Prishtinës që dolën të tretit në garën më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot Competition në mes të 400 universiteteve.

Hovenier tha se SHBA është krenare që ka mbështetur studentët kosovarë të drejtësisë.

Lexo Edhe:

“Urime ekipit të Moot Court të Kosovës për suksesin e tyre në skenën globale! Ne të gjithë festojmë atë që kanë arritur dhe SHBA-ja është krenare që ka ofruar mbështetje të gjatë për studentët kosovarë të drejtësisë në garat ndërkombëtare të ‘moot court’, përfshirë edhe këtë”.

Studentët e Fakultetit Juridik që korrën këtë sukses ishin Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa dhe Rea Hadri, si dhe trajnerët: Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj./Express/