Më 5 prill, në Galerinë ‘Marubi’ hapet ekspozita “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët”.
Muzeu Marubi dhe Fondazione Alinari per la Fotografia kanë ftojnë në hapjen e ekspozitës “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët” kuruar nga Fondazione Alinari per la Fotografia, me konsulente shkencore Rossella Menagazzo-n.
Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe shfaq punët e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti, duke kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të Japonizmit në Evropë.
/Express