Sot zhvillohen dy ndeshje në elitën e basketbollit kosovar - Gazeta Express
string(58) "sot-zhvillohen-dy-ndeshje-ne-eliten-e-basketbollit-kosovar"

Basketboll

Gazeta Express

24/03/2024 11:57

Sot zhvillohen dy ndeshje në elitën e basketbollit kosovar

Basketboll

Gazeta Express

24/03/2024 11:57

Dy ndeshje të tjera na presin këtë të diele në elitën e basketbollit kosovar.

Proton Cable Prizreni e pret ekipin e Golden Eagle Yllin, në xhiron e 27-të dhe njëherësh të parafundit për edicionin e rregullt.

Prizrenasit tani nuk kanë gjasa për ‘’Play Off’’ dhe do të luajnë në barazh nga vendi i shtatë.

Në krahun tjetër, Ylli në rast të fitores barazon pikët me Pejën që është e dyta.

Kjo ndeshje luhet nga ora 20:00. Një orë më herët, Vëllaznimi e pret Istogun.

Me fitore eventuale, gjakovarët rikthehen në pozitën e pestë në tabelë, kurse Istogu tashmë vecse ka rënë nga liga, ka vetëm një fitore./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement