Milwaukee triumfon ndaj Clippers dhe ngjitet në vendin e dytë në Lindje - Gazeta Express
string(71) "milwaukee-triumfon-ndaj-clippers-dhe-ngjitet-ne-vendin-e-dyte-ne-lindje"

Basketboll

Gazeta Express

05/03/2024 11:55

Milwaukee triumfon ndaj Clippers dhe ngjitet në vendin e dytë në Lindje

Basketboll

Gazeta Express

05/03/2024 11:55

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore ndaj Oklahoma City Thunders me rezultatin 116:104.

Çereku i parë u mbyll në barazim, derisa Lakers treguan forcën në atë të dytën duke shkuar në pushim me nëntë pikë avantazh.

Loja e mirë e kalifornianëve vazhdoi edhe në çerekun e tretë, të cilin e fituan me plus tetë.

Krejt çka arriti Oklahoma ishte fitimi i periudhës së fundit me plus pesë, por që nuk luajti rol.

Basketbollisti më efikas tek Lakers ishte Russel me 26 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Davis me double-double prej 24 pikëve e 12 kërcimeve.

Minnesota Timberwolves merr kryesimin në Konferencën e Perëndimit, pasi arriti fitore 119-114 ndaj Portland Trail Blazers.

Gjashtë lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gobert, autor i 25 pikëve e 16 kërcimeve.

Nuk zhgënjen Milwaukee Bucks, që mposhti 113-106 Los Angeles Clippers dhe falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

George e Harden realizuan nga 29 pikë secili për Clippers, por që nuk mjaftuan për fitore.

Damian Lillard ishte i pandalshëm për Bucks me 41 pikë./Gazeta Express

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Brooklyn – Memphis 102-106

Utah Jazz – Washington 127-115

Sacramento – Chicago 109-113

Advertisement
Advertisement
Advertisement