Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë, pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë
Rasti për Express është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.
Ndërkohë RTK ka publikuar një video e ku shihet se shiriti që u bllokua për qarkullim në këtë rrugë është ende I mbyllur. /Express/
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...