Java e 12-të në fundjavë në Superligën A - Gazeta Express
string(40) "java-e-12-te-ne-fundjave-ne-superligen-a"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/02/2024 18:13

Java e 12-të në fundjavë në Superligën A

Sporte tjera

Gazeta Express

15/02/2024 18:13

Një fundjavë e zgjatur do jetë para nesh me ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligën A të volejbollit që fillojnë të premten e mbyllen të hënën.

Plot katër ditë me emocion, adrenalinë e dramë në takimet e Superligës A te djemtë dhe te vajzat.

Në konkurencën e djemve xhiro e 12-të hapet me takimin e së premtes mes Pejës e Ferizajt, nga ora 17:00.

Të shtunën, Skënderbeu e pret Ulpianën në derbin lokal, kurse xhiro mbyllet të dielën në takimin e orës 19:00 mes Dritës e GE Therandës.

Në Superligën A, te vajzat poashtu maratona nis të premten.

Derbi lokal mes Kastriotit e Fer Volley vie të premten nga ora 20:00.

Një nga dy derbit e javës e vë përballë Dritën e Fushë Kosovën, nga ora 17:00.

Xhiroja e 12-të te vajzat mbyllet të hënën, në ndsshjen tjetër mjaft interesante mes Skenderajt dhe Prishtina ‘75, nga ora 17:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement