Çfarë thotë psikologia për lidhjen Bardhi – Sarën: Sara s’është naive, do t’i merrte mendjen çdo djali - Gazeta Express
string(96) "cfare-thote-psikologia-per-lidhjen-bardhi-saren-sara-seshte-naive-do-ti-merrte-mendjen-cdo-djali"

Yjet

Gazeta Express

06/02/2024 21:55

Çfarë thotë psikologia për lidhjen Bardhi – Sarën: Sara s’është naive, do t’i merrte mendjen çdo djali

Yjet

Gazeta Express

06/02/2024 21:55

Psikologia Eriona Hoxha ka komentuar çiftet e formuara këtë sezon të tretë të Big Brother VIP.

E ndalur te Sara dhe Bardhi, Hoxha tha se Sara është një vajzë lozonjare, e këndshme dhe simpatike, që do t’i merrte mendjen çdo djali. Ndërkohë, Bardhi duket jashtëzakonisht i tërhequr prej saj.

Si të duket marrëdhënia Sara dhe Bardhi?

Hoxha: Sara është lozonjare, vajzë e këndshme dhe simpatike. Çdo djali do t’ja merrte mendjen. Që në natën e parë që ka hyrë Sara, ka qenë një personazh i pëlqyer për shkak të historisë që ka rrëfyer për jetën e saj. Çka do të thotë se e shohim Sarën si një vajzë të brishtë, por vetëm vajzë e brishtë nuk është.

Është koketë, do të thuash në një farë mënyre? Edhe luan…

Hoxha: Po. Ndërsa Bardhi e ka shfaqur atë pjesën, për të mos thënë që është lutur që Sara të kthehej në Big Brother atë natë. U duk sikur kanë pak edhe besimin e Zotit, kështu që kam përshtypjen se kjo e bind pak Bardhin. Ai është më tepër i tërhequr nga Sara. Nga ana tjetër, Sara se di nëse është efekti i kamerave apo diçka tjetër që e pengon, është më hezituese. Personazhet që hyjnë në Big Brother, shumë rrallë rezulton që kanë një histori nga jashtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement