Fury u lëndua në stërvitje me boksierin shqiptar, publikohen pamjet - Gazeta Express
string(66) "fury-u-lendua-ne-stervitje-me-boksierin-shqiptar-publikohen-pamjet"

Sport

Gazeta Express

02/02/2024 21:07

Fury u lëndua në stërvitje me boksierin shqiptar, publikohen pamjet

Sport

Gazeta Express

02/02/2024 21:07

Meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut, i cilësuar si “meçi i shekullit”, është shtyrë për shkak të një lëndimi që ka pësuar britaniku në stërvitje.

Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt, në Arabinë Saudite – shkruan Gazeta Express.

Ditën e sotme u konfirmua për shtyrjen e meçit, teksa mbetet të shihet ditëve në vazhdim se cila do të jetë data e re për këtë përballje, që po e pret e gjithë bota e boksit

Fury pësoi një çarje mbi syrin e tij të djathtë gjatë stërvitjeve dhe u nevojit intervenimi mjekësor, për të bërë qepjen.

Sipas “Sky Sports”, kjo ndodhi gjatë një seance në Riyadh të Arabisë Saudite, aty ku 35-vjeçari po stërvitej me boksierin shqiptar, Agron Smakiqi, i cili ka pasaportë kroate.

/Gazeta Express/

Më shumë detaje: Shtyhet meçi mes Furyt dhe Usyk, boksieri britanik pëson lëndim në stërvitje

Advertisement
Advertisement
Advertisement