Nora Gjakova renditet e pesta në Paris, humb përballjen për medalje të bronztë - Gazeta Express
string(77) "nora-gjakova-renditet-e-pesta-ne-paris-humb-perballjen-per-medalje-te-bronzte"

Sport

Gazeta Express

02/02/2024 20:05

Nora Gjakova renditet e pesta në Paris, humb përballjen për medalje të bronztë

Sport

Gazeta Express

02/02/2024 20:05

Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja kosovare humbi garën për të bronztën, pasi u mposht nga kandezja, Jessica Klimkait, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, kampionia olimpike u rendit e pesta në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa fitoi 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo garën e nisi me fitore ndaj Jessica Lima, për të mposhtuar pastaj edhe Ivelina Ilieva.

Xhudistja nga Peja në çerekfinale u mposht nga Sarah Leonie Cysique, derisa në luftën e parë të repesazhit mposhti Veronica Toniolon.

Kujtojmë se sot pa medalje mbeti edhe Flaka Loxha, teksa me të artën u stolis Distria Krasniqi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement