Mundësi John Cena ka folur për cilësimin si ‘aktori mbështetës emocional’ i Dua Lipës. Më herët, Dua ka thënë se mori inkurajim nga 46-vjeçari në xhirimet e ‘Barbie’ dhe në filmin tjetër “Argylle”.
Mundësi profesionist, nga ana tjetër është shprehur se ishte shumë mirënjohës për komentin dhe se i pëlqente të ndante ekranin me këngëtaren.
“I jam shumë mirënjohës për komentin, ne e xhiruam më parë te “Barbie”, kështu që ky ishte shansi i saj i parë për të dalë në ekran si aktore. Ajo ishte mjaft nervoze”, kujton ai.
“Unë jam përballë Dua Lipës, Matthew Vaughn dhe Henry Cavill, dhe i thashë “Ti nuk je vetëm! Edhe unë jam nervoz”, tregoi ai. Lipa më parë tha për “Rolling Stone” se kur ishte në xhirime me Cenën, nuk mund të bënte asnjë gjë pa të.



