Los Angeles Lakers janë rikthyer tek fitorja pas humbjes dy ditë më parë nga Brooklyn Nets, në kuadër të Ligës NBA.
Lakers kishin përballë ekipin e Portland Trail Blazers në Crypto Arena, duke i mposhtur me 24 pikë diferencë 134:110, shkruan Gazeta Express.
Që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, kalifornianët ishin më të mirë se Blazers, duke i dominuar të gjithë çerekët e lojës dhe për asnjë moment fitorja e tyre nuk u rrezikua.
Fantastik në këtë fitore të Lakers ishin dyshja D’Angelo Russell e Lebron James.
Russell ishte i pandalshëm me 34 pikë, derisa i ndihmua nga James me 28 të tjera.
Te skuadra mysafire më i miri në parket ishte Malcolm Brogdon me 23 pikë.
Përveç këtij takimi, u zhvilluan edhe katër të tjerë.
Orlando Magic triumfoi përballë Miami Heat 105:87, Denver Nuggets doli fitues ndaj Washington Wizards 104;113. Houston Rockets-Boston Celtics 107:116, si dhe Phoenix Suns-Indiana Pacers 117:110. /Gazeta Express/