Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar një tjetër fitore të madhe.
“Dardanët” e kanë mposhtur edhe njëherë tjetër Britaninë e Madhe, pasi fillimisht e kishin mundur në Prishtinë.
Sot në Derby, Kosova triumfoi 23:29, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të eliminatoreve për Euro 2026.
Ishte një atmosferë e bukur në Britani me shumë tifozë edhe kosovarë që e përcollën ndeshjen.