Trepça e fiton dramën ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(37) "trepca-e-fiton-dramen-ndaj-prishtines"

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2024 19:09

Trepça e fiton dramën ndaj Prishtinës

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2024 19:09

Trepça e ka fituar dramën basketbollistike ndaj Sigal Prishtinës në ‘’Minatori’’ me tre pikë avantazh, 88:85.

Mitrovicasit ishin më të mirë në pjesën e parë duke i fituar të dy cerekët, 22:17 dhe 23:18, shkruan Gazeta Express.

Prishtinasit u rikthyen në lojë në cerekun e tretë, duke triumfuar me 12 pikë, 18:30.

Në periudhën e fundit, xehetarët nuk lejuan t’iu ik fitorja nga duart dhe në fund dolën triumfues.

Te vendasit më të mirët ishin Jordy Tshimanga me double-double prej 20 pikëve e 15 kërcimeve.

Ai u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 17 pikë e Mikaile Tmusiq me 14 pikë.

Tek mysafirët u dalluan Derrick Ëilson me 21 pikë e Malcolm Armstead me 19 pikë.

Tash, Trepça ka 14 fitore e dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina dhjetë fitore e gjashtë humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement