Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore përballë Emirateve të Bashkuara Arabe me një gol epërsi, 24:23.
Kosova ishte në epërsi gjatë tërë kohës, duke arritur fitore në fund.
Ky takim shërbeu për tu përgatitur sa më mirë për sfidat e radhës kualifikuese me Britaninë e Madhe javën që vjen.
Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme këto dy ekipe u takuan me njëra tjetrën, fitore realizuan arabët me tre gola avantazh, 26:23.