KB Peja bën kërkesë për rikthim në Ligën Ballkanike - Gazeta Express
string(51) "kb-peja-ben-kerkese-per-rikthim-ne-ligen-ballkanike"

Sport

Gazeta Express

22/12/2023 16:36

KB Peja bën kërkesë për rikthim në Ligën Ballkanike

Sport

Gazeta Express

22/12/2023 16:36

KB Peja po rikthehet sërish në Ligën Ballkanike.

Liga Ballkanike ka njoftuar këtë të premte se kampionët e Kosovës po presin vetëm konfirmimin nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për të përfunduar marrëveshjen, shkruan Gazeta Express.

Peja ishte nënkampione e sezonit të kaluar, pasi kishte pësuar humbje në finale kundër Hapoel Beer Sheva.

Drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, deklaroi: “Dëshiroj të përgëzoj KB Pejën për sezonin e FIBA ​​Europe dhe t’i uroj hyrjen në Ligën Ballkanike. Jam i sigurt se duke i pasur ato me të gjitha skuadrat e tjera të respektuara që tashmë luajnë në BIBL do t’u sigurojë të gjithë dashamirëve të basketbollit lojëra të shkëlqyera deri në fund të sezonit”.

Peja do të bëhet klubi i dytë nga Kosova që garon këtë sezon në Ligën Ballkanike, pas Sigal Prishtinës.

Pjesë e kësaj lige janë edhe Lovcen, Plevlja dhe Payabl Eka AEL. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement