Bashkimi e ka bërë një goditje të madhe për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e basketbollit.
Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka transferuar basketbollistin e deridjeshëm të Sigal Prishtinës, Lejson Zeqiri, përcjell “Gazeta Express”.
“Lejson Zeqiri transferi i radhës. Mirë se erdhe”, ka shkruar klubi Portokalli.
Basketbollisti shqiptar do t’i mbrojë ngjyrat e prizrenasve deri në fund të sezonit, ndërsa ai luan në pozitën e alo-qendrës.
Me Zeqirin dhe me përforcimet tjera, Bashkimi synon të ketë paraqitje më të mira në pjesën e dytë të sezonit 2023/24, derisa aktualisht e sheh veten në vendin e gjashtë. /Gazeta Express/