Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Granit Begolli e komentoi fitoren e Llapit ndaj Ballkanit këtë fundjavë.
Ai tha se u ndje lodhja te Ballkani për shkak të angazhimeve të shumta, teksa tregoi se ishte tifoz i Llapit në këtë ndeshje.
“Është ndjerë lodhja te Ballkani. Ndeshjet kampionale, ndeshjet e Kupës, ato tyë Ligës së Konferencës. Por nuk mund ta anashkalojmë paraqitjen fantastike të Llapit. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Llapi e ka bërë kampionatin shumë më interesant. Kam qenë tifoz i Llapit në këtë ndeshje, për ta bërë kampionatin shumë më interesant”, tha Begolli.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...