"Për sa kohë që Messi është aktiv", ylli i Real Betisit kundër vlerësimeve se Bellingham është më i miri - Gazeta Express
string(101) "per-sa-kohe-qe-messi-eshte-aktiv-ylli-i-real-betisit-kunder-vleresimeve-se-bellingham-eshte-me-i-miri"

Sport

Gazeta Express

10/12/2023 12:31

“Për sa kohë që Messi është aktiv”, ylli i Real Betisit kundër vlerësimeve se Bellingham është më i miri

Sport

Gazeta Express

10/12/2023 12:31

Jude Bellingham vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme për Real Madridin edhebtë shtunën, teksa shënoi golin e tij të 16-të të sezonit kundër Real Betisit. 

Megjithatë, nuk mjaftuan për tre pikë, pasi goli i mrekullueshëm i Aitor Ruibal i siguroi një pikë “Los Verdiblancos”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë sezonit, Bellingham është konsideruar nga shumëkush si lojtari më i mirë në botë për shkak të formës së tij. 

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen me këtë vlerësimm

Ruibal – duke folur për “El Chiringuito” pas ndeshjes – pranoi se ai mendon se Lionel Messi është më miri.

“A është Bellingham më i miri në botë? Për sa kohë që Lionel Messi është aktiv, nuk mendoj kështu”, tha ai. /Gazeta Express/