I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas - Gazeta Express
string(99) "i-arrestuari-i-dyte-deklaron-para-policise-se-naim-murseli-e-pagoi-30-mije-euro-per-vrasjen-e-gruas"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2023 17:50

I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Lajme

Gazeta Express

01/12/2023 17:50

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.

Sipas burimeve të Gazetës Express, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Siç merr vesh Gazeta personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes./Express/