Peja dhe Trepça do të luajnë sonte në Europe Cup - Gazeta Express
string(48) "peja-dhe-trepca-do-te-luajne-sonte-ne-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

01/11/2023 8:29

Peja dhe Trepça do të luajnë sonte në Europe Cup

Sport

Gazeta Express

01/11/2023 8:29

Kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, sonte do t’i kenë sfidat e radhës në grupet e FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jenë mysafirë të PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00.

Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement