Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Kuqezinjtë” triumfuan sonte në udhëtim ndaj Istogut me rezultatin 65:102. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Karagaçi” të Pejës, shkruan Gazeta Express.
Samuel Sessoms me 25 pikë dhe Jordan Dallas me 21 sosh, ishin dy më meritorët në fitoren e gjakovarëve.
Te istogasit u dallua Tyrese Prince, me 16 pikë.
Për Vëllaznimin ishte fitorja e dytë, krahas katër humbjeve, kurse për Istogun humbja e pestë, krahas një fitoreje.
Vëllaznimi në xhiron e ardhshme e pret Sigal Prishtinën, kurse Istogu luan në udhëtim te Proton Cable Prizreni. /Gazeta Express/