Tyson Fury e ka fituar njërin prej meçeve më të vështirë të tij në boksin profesionist.
Boksieri britanik e mposhti me vendim të kontestuar dhe kontrovers të gjyqtarëve kamerunasin Francis Ngannou pas meçit që zgjati 10 runde, por që nuk ishte i vlefshëm për titull të kampionit të botës dhe për asnjë brez, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-kampioni i botës në UFC, i cili s’ka përvojë të mjaftueshme në boks, e bëri një luftë fantastike dhe madje i dha “knock-down” kundërshtarit britanik në rundin e tretë.
Ngannou dropped Fury! #FuryNgannou pic.twitter.com/lljVO404YG
— MMA Junkie (@MMAJunkie) October 28, 2023
Por, kjo s’ishte e mjaftueshme për 37 vjeçarin dhe të gjithë u befasuan me vendimin e gjyqtarëve, dy prej së cilëve i dhanë më shumë pikë “Gipsy King” (96:93 e 95:94), kurse njëri refer votoi për kamerunasin (95:94).
Britaniku meçin e radhës do ta zhvillojë më 23 dhjetor të këtij viti ose në prill të vitit 2024 me kampionin tjetër botëror, Oleksandr Usyk, që sonte ishte i pranishëm në Riyadh të Arabisë Saudite, aty ku u zhvillua meçi Fury – Ngannou. /Gazeta Express/