‘Siparantum’ me koncert në kuadër të ‘700 vjet të muzikës korale shqiptare’
Arte
Gazeta Express
18/09/2023 15:29
Nën
dirigjimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum mbrëmë mbajti koncert, me fillim
nga ora 20:00 në kishën ‘Shën Katerina’, në Pejë.
Mbrëmje e
paharrueshme nga koncerti i Korit Siparantum u mbajt të shtunën me 16 Shtator
në kishën katolike “Shën Katerina”, Pejë, në kuadër të konferencës
“Quo Vadis Choral Music Conference”.
‘700 vjet
të muzikës korale shqiptare’, performanca e Siparantum në këtë koncert dëshmoi
përsëri potencialin e madh, i vlerësuar nga një grup kritikësh të shumtë nga të
gjitha anët e globit.