Fabio Grosso shkruan historinë, emërohet trajner i Lyonit - Gazeta Express
string(56) "fabio-grosso-shkruan-historine-emerohet-trajner-i-lyonit"

Sport

Gazeta Express

16/09/2023 13:18

Fabio Grosso shkruan historinë, emërohet trajner i Lyonit

Sport

Gazeta Express

16/09/2023 13:18

Lyoni ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Fabio Grosso, pas shkarkimit të Laurent Blanc.

Italiani nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2024, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon shtesë, shkruan Gazeta Express.

Grosso bëhet italiani i parë në histori që do të drejtojë skuadrën e Lyonit.

45-vjeçari së fundmi ishte trajner i Frosinones, skuadër të cilën e inkuadroi nga Serie B në Serie A – teksa u largua në fund të sezonit të kaluar.

Ai ma herët ka drejtuar edhe Sionin, Brescian, Hellas Veronan dhe Barin. /Gazeta Express/