Volkswagen synon reduktimin e stafit në njërën prej fabrikave gjermane, shkaku kërkesa e ulët për makina elektrike
AutoTech
Gazeta Express
14/09/2023 9:05
Volkswagen po synon të reduktojë stafin në fabrikën e saj në qytetin gjerman lindor të Zwickau për shkak të kërkesës së ulët për makina elektrike, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve dpa.
Prodhuesi gjerman
i automjeteve pritet të zvogëlojë stafin duke lejuar skadimin e kontratave me
afat të caktuar, gjë që mund të prekë disa qindra punonjës në fund të tetorit,
sipas informacioneve të dpa, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 2,000
njerëz punojnë në fabrikë me kontratë me afat të caktuar, prej rreth 10,700
punonjës në total, sipas dpa-s.
Volkswagen tha se
është planifikuar një takim me stafin në fabrikën e Zwickau të enjten, por nuk
pranoi të komentojë mbi specifikat.