Shërbimet e inteligjencës amerikane: Khamenei në një vendndodhje sekrete, përdor një rrjet korrierësh për të komunikuar - Gazeta Express
string(117) "sherbimet-e-inteligjences-amerikane-khamenei-ne-nje-vendndodhje-sekrete-perdor-nje-rrjet-korrieresh-per-te-komunikuar"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:21

Shërbimet e inteligjencës amerikane: Khamenei në një vendndodhje sekrete, përdor një rrjet korrierësh për të komunikuar

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:21

Udhëheqësi suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, ndodhet i fshehur në një vend të pazbuluar dhe ka shumë pak kontakt me botën e jashtme, sipas një raporti të CBS News që citon burime të inteligjencës amerikane.

Sipas raportimit, Khamenei komunikon vetëm përmes një rrjeti korrierësh të krijuar posaçërisht për të shmangur zbulimin e vendndodhjes së tij. Zyrtarët iranianë që po zhvillojnë negociata me administratën e presidentit amerikan Donald Trump thuhet se po hasin vështirësi serioze komunikimi brenda vetë sistemit iranian, gjë që po ngadalëson procesin e bisedimeve.

Burimet amerikane pretendojnë se çdo propozim i dërguar nga Uashingtoni kërkon kohë të gjatë për të marrë përgjigje, pasi informacioni kalon përmes kanaleve të shumta sigurie përpara se të arrijë te lideri suprem.

Raporti shton se masat ekstreme të sigurisë lidhen me frikën nga sulmet amerikane ose izraelite ndaj udhëheqjes iraniane, ndërsa shumë zyrtarë të lartë iranianë thuhet se po qëndrojnë në bunkerë të fortifikuar dhe po shmangin komunikimet elektronike.

Megjithatë, zyrtarë amerikanë thanë se Khamenei ka dhënë “në parim” miratimin për kornizën e një marrëveshjeje të mundshme me SHBA-në, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak ditësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement