Programi i Filharmonisë së Kosovës për muajin shtator
Arte
Gazeta Express
01/09/2023 15:04
Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajnë dy koncerte brenda
muajit shtator. 12 dhe 24 shtator, në Prishtinë e Pejë mbahen dy performancat e
Filharmonisë për këtë muaj.
Më 12 shtator, Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Memli Kelmendi,
do të performojnë në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, teksa me 14
shtator do të jetë i pranishëm në Kishën Katolike, “Shën Katerina” në Pejë.
Më 24 shtator, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, Orkestra e Filharmonisë nën dirigjimin e Antoine Marguier, do të ofrojë përformancën e fundit të muajit shtator.