Apple pritet të prezantojë në shtator AirPods-at me USB-C
AutoTech
Gazeta Express
30/08/2023 13:37
Apple po
planifikon që gjatë eventit të shtatorit për prezantimin e iPhone 15 të lansojë
edhe një palë të AirPods-ave të “përditësuara” me USB-C, sipas një raporti nga
Mark Gurman i Bloomberg.
Me muaj të tërë
ka pasur thashetheme lidhur me këtë, por deri më tani nuk ka pasur raportim më
të qartë, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë
se kutia karikuese e këtyre kufjeve të përditësuara do të vijë me portin USB-C,
ashtu siç pritet të vijë edhe linja e iPhone 15, në përputhje me rregullat e
reja të vendosura nga BE-ja.
Sidoqoftë, ende
nuk dihet nëse edhe kufjet AirPods Pro do të vijnë me këtë përditësim dhe
Gurman nuk e ka specifikuar.
Në vitin 2022,
analisti i Apple, Ming-Chi Kuo parashikoi që Apple do të prezantojë AirPods-at
me kutinë karikuese me port USB-C, dikur gjatë këtij viti.