Super ndeshje, Medvedev arrin gjysmëfinalen e Wimbledonit pas pesë setave ndaj Eubanks - Gazeta Express
string(85) "super-ndeshje-medvedev-arrin-gjysmefinalen-e-wimbledonit-pas-pese-setave-ndaj-eubanks"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2023 19:12

Super ndeshje, Medvedev arrin gjysmëfinalen e Wimbledonit pas pesë setave ndaj Eubanks

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2023 19:12

Një super përballje u zhvillua sot në çerekfinale të Grand Slamit më prestigjioz të tenisit, Wimbledon.

Daniil Medvedev shënoi fitore 3:2 në sete ndaj Eubanks, për të cilin ishte pjesëmarrja e parë në këtë turne.

Mdevdedev e nisi mirë duke e fituar setin e parë 6:4, ndërsa amerikani u rikthye për t’i fituar dy të tjerët 1:6 dhe 4:6.

Në setin e katërt, Medvedev fitoi ne tie-break 7:6, ndërsa në të fundit triumfoi 6:1 për ta siguruar gjysmëfinalen.

Aty, Medvedev do të ndeshet me fituesin e përballjes Alcaraz-Ruude.

Advertisement
Advertisement
Advertisement