Twitteri së shpejti me shërbimin për listimin e vendeve të lira të punës nga kompanitë
AutoTech
Gazeta Express
12/07/2023 14:09
Twitter së
shpejti do të ofrojë shërbimin për listimin e vendeve të reja të punës nga
kompanitë që janë të regjistruara në këtë rrjet social.
Së fundmi,
kompanisë Workweek i është dhënë qasje në funksionin e ri të postimit të
vendeve të reja të punës, i cili u mundëson listimin e pozitave të reja në
Twitter.
Ky rrjet social
ka zhvilluar këtë opsion, pas blerjes së start-upit Laskie, që ishte blerja e
parë e kompanisë që kur Elon Musk bleu Twitterin.
Vetë Musk ka
aluduar për krijimin e një konkurrenti të LinkedIn, si pjesë e vizionit të tij
për platformën, i cili gjithashtu mund të përfshijë më shumë elemente.
Twitteri ka
zhvilluar tashmë një proces të plotë back-end për listimin e vendeve të punës ,
i cili do t’u mundësojë bizneseve të lidhin përdoruesit e interesuar nëpërmjet
një ofruesi të palës së tretë.
Aktualisht kjo
platformë sociale nuk ka dhënë një afat kohor zyrtar për lansimin e kësaj
veçorie.