Nora shkon në finale të Grand Slamit, e siguron medaljen - Gazeta Express
string(55) "nora-shkon-ne-finale-te-grand-slamit-e-siguron-medaljen"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2023 12:20

Nora shkon në finale të Grand Slamit, e siguron medaljen

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2023 12:20

Nora Gjakova është finaliste e Grand Slamit të Kazakistanit.

Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike e mposhti në gjysmëfinale holandezen Julie Beurskens.

E në finale do të ketë punë me francezen Sarah Leonie Cysique, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se letonezja Anastasija Sokirjanska.

Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.

Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement