Kurti për Veriun në Bratisllavë: Atë që po e bëj, nuk po e bëj për shkak të fuqisë, por nga pafuqia - Gazeta Express
string(96) "kurti-per-veriun-ne-bratisllave-ate-qe-po-e-bej-nuk-po-e-bej-per-shkak-te-fuqise-por-nga-pafuqia"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2023 12:19

Kurti për Veriun në Bratisllavë: Atë që po e bëj, nuk po e bëj për shkak të fuqisë, por nga pafuqia

Lajme

Gazeta Express

31/05/2023 12:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference në Bratisllavë ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe acarimin me faktorin ndërkombëtar, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express.

Kurti ka thënë se nëse komuniteti ndërkombëtar do të thoshte që të mos mbaheshin zgjedhje për shkak të rrethanave, apo që rezultati s’është në rregull dhe se s’duhet proceduar me betimin e kryetarëve, atëherë thotë se do të kishin hapësirë për të biseduar politikisht.

Lexo Edhe:

Por thotë se tani janë ndërmarrë disa veprime ligjore dhe sipas tij s’mund të lëvizet jashtë proceseve që kanë ndodhur, shkruan Express.

Kurti thotë se atë çfarë po e bën tash, po e bën për shkak të mungesës së fuqisë dhe jo për shkak të fuqisë që ka.  

“Nëse komuniteti ndërkombëtar do të më thoshte, mos mbaj zgjedhje sepse s’ka rrethana ne duhet të përfshihemi në negociata, apo ti ke pasur zgjedhje por rezultati s’është në rregull, apo ju keni rezultatin por mos bëni betimin, atëherë do të flisnim politikisht, por tani politikisht unë po e bëj atë që po e bëj  dhe nuk është për është për shkak të fuqisë por për shkak të mungesës së fuqisë. Unë nuk kam fuqi që të bëj gjëra tjera tani. Unë kisha fuqi përpara, jo tani. Tani në ka një bazë të veprimeve ligjore, s’mund të lëviz jashtë.  Tani njerëzit që po thonë se unë kam fuqi, unë do të kisha shumë më shumë disa muaj më parë”., ka deklaruar kryeministri Kurti./Express/