A është e mundur dhe nëse po si ta nisim javën mbarë?
Fun
Gazeta Express
29/05/2023 22:25
Fundjava mezi pritet nga të gjithë ata që
kalojnë një javë të lodhshme dhe të ngarkuar në punë.
Janë dy ditë ku gjithësecili prej nesh bën
plane dhe organizon aktivitete për t’u relaksuar e për t’u larguar nga rutina e
përditshme. Dita e pushimit duket se kalon sa hap e mbyll sytë dhe shumë
shpejtë java fillon sërish. Por si ta nisim mbarë një javë të re? Më poshtë po
ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’i zbatoni që sonte.
Së pari mundohuni që pasditen e të dielës të
qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për vete. Një dush, trajtim flokësh dhe lëkure
për t’u ndjerë sa më mirë.
Së dyti bëni gati veshjen për nesër në mënyrë
që në mëngjes të mos vraponi për të gjetur cfarë të vishni, apo për të
hekurosur.
Së treti, krijoni një ide të përgjithshme për
punët e rëndësishme që duhet të bësh gjatë javës për të qenë sa më e
organizuar. Merrini gjërat me optimizëm, fundjava vjen shpejtë. Mos harroni
bëni një plan paraprak për fundjavën e ardhshme.