Zëvendës-ministrja e sportit: Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, të hetohen ndeshjet - Gazeta Express
string(88) "zevendes-ministrja-e-sportit-nuk-mund-ti-mbyllim-syte-para-dyshimeve-te-hetohen-ndeshjet"

Zëvendës-ministrja e sportit: Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, të hetohen ndeshjet

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 9:43

Sezoni 2022/23 në Superligën e futbollit u mbyll në mënyrë të turpshme, me dyshimin për kurdisje në dy ndeshjet përcaktuese për skuadrën që do të binte nga liga dhe për atë që do të përfundonte në barazh.

E ndaj ndeshjeve që u konsideruan si skandaloze, Ferizaj – Dukagjini e Trepça ’89 – Prishtina ka reaguar edhe zëvendës-ministrja e Sportit, Daulina Osmani, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Përmes një postimit në rrjetet sociale, zonja Osmani ka kërkuar që organet kompetente t’i hetojnë ndeshjet në fjalë, duke insistuar se “nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve”, ndërsa e konsideroi si të dhimbshme prishjen e imazhit të sportit dhe njollosjen e tij me skena të tilla.

Ndeshjet e djeshme u shtynë deri në 17 minuta, ndërsa Ferizaj dhe Trepça ’89 fituan falë golave të shënuar në minutat shtesë, pas së cilave u akuzuan nga tifozët dhe nga njerëzit e sportit për blerje të ndeshjeve përkatëse.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e zëvendës-ministres së Sportit, Daulina Osmani. /Gazeta Express/