Loriana Kuka ka arritur që me sukses ta kalojë fazën e parë të repesazhit në Grand Prix të Austrisë.
Xhudistja kosovare në luftën e parë për medaljen e bronztë triumfoi përballë suedezes, Anna Bernholm, shkruan Gazeta Express.
Kuka po garon në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.
Kujtojmë se Akil Gjakova u eliminua në fazën e parë të repesazhit, kurse Laura Fazliu në ndeshjen e parë. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...