Erza Muminoviq eliminohet në rrethin e dytë e Flaka Loxha në atë të parë të Grand Prix - Gazeta Express
string(86) "erza-muminoviq-eliminohet-ne-rrethin-e-dyte-e-flaka-loxha-ne-ate-te-pare-te-grand-prix"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/05/2023 13:08

Erza Muminoviq eliminohet në rrethin e dytë e Flaka Loxha në atë të parë të Grand Prix

Sporte tjera

Gazeta Express

25/05/2023 13:08

Erza Muminoviq është eliminuar në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë.

Xhudistja kosovare u mposht nga garuesja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva, shkruan “Gazeta Express”.

Parapraksht, në rrethin e parë Muminoviq e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternwieser në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërkaq, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Flaka Loxha u dorëzua qysh në garën e parë pasi u mposht nga spanjollja Jaione Equisoain.

Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.

Krahas Erzës dhe Loxhës, në këtë garë po marrin pjesë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement