Haxhi Krasniqi: Së bashku, të pamundurën e bëjmë të mundur
Boks
Gazeta Express
21/05/2023 13:44
Haxhi Krasniqi e kishte kënaqësinë
të takohej sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Boksieri kosovar, i shoqëruar nga
kreu i Komunës, e vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të zbresë në ring
më 5 gusht për ta zhvilluar meçin e radhës në boks, shkruan “Gazeta Express”.
Junikasi mezi pret ta realizojë ëndrrën
e tij dhe të krejt tifozëve për të boksuar në kryeqytetin kosovar.
Dhe, ish-kampioni botëror i boksit
profesionist pret që stadiumi të jetë i stërmbushur në përkrahje të tij, në një
natë të paharrueshme të boksit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Haxhi Robin Krasniqit në rrjetet sociale. /Gazeta Express/