Duke e konsideruar librin si një mjet të rëndësishëm për të nxitur kulturën, artin dhe krijimtarinë, kjo thirrje synon të inkurajojë zhvillimin e librit në mënyra inovative dhe të përshtatshme për kohën tonë.
Të drejtë aplikimi me projekt-propozime kanë individët dhe OJQ-të që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e librit, leximit dhe kulturës.
Kategoritë e thirrjes:
Zhvillim, botim dhe përkthim i librave;
Programe të nxitjes së lexueshmërisë;
Zhvillim të audio-librit;
Rezidenca letrare.
Shuma maksimale e mbështetjes për organizatat është 10,000 euro teksa për individët 5,000 euro.
Afati i fundit për aplikim: 19 qershor, 2023.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...