Spektakli i finaleve të playoffit vazhdon - Peja i mohon festën Ferizajt, fiton ndeshjen e katërt - Gazeta Express
string(94) "spektakli-i-finaleve-te-playoffit-vazhdon-peja-i-mohon-festen-ferizajt-fiton-ndeshjen-e-katert"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2023 23:41

Spektakli i finaleve të playoffit vazhdon – Peja i mohon festën Ferizajt, fiton ndeshjen e katërt

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2023 23:41

Peja ka fituar ndeshjen e katërt të playoffit të Superligës A, për t’i mohuar festën Ferizajt në palestrën “Karagaqi”, të enjten mbrëma.

Pejanët triumfuan me rezultat 3-1 (25:23, 22:25, 25:15, 25:23), në një tjetër përballje interesante, siç i kanë karakterizuar edhe tri ndeshjet paraprake mes këtyre dy super ekipeve të elitës së volejbollit kosovar.

Ishin pikërisht nikoqirët ata që fituan setin e parë me dy pikë diferencë, para se ferizajasit të riktheheshin në të dytin për t’i balancuar gjërat.

Megjithatë, Peja nuk lëshoi pe dhe vazhdoi për t’i fituar dy setet pasuese e për t’i mohuar festën rivalëve, të cilët ishin vetëm një fitore larg titullit.

Pas katër ndeshjeve të para, rezultati është 2-2 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e ardhshme në Ferizaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement