Loriana Kuka do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë të Botërorit - Gazeta Express
string(75) "loriana-kuka-do-te-mundohet-tia-sjelle-kosoves-medaljen-e-pare-te-boterorit"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2023 16:00

Loriana Kuka do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë të Botërorit

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2023 16:00

Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja kosovare do të garojë nesër në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo në rrethin e parë do të ketë punë me garuesen e pavarur, Darya Kantsavaya, shkruan “Gazeta Express”.

E nëse e kalon këtë xhiro, në atë të dytë e pret malazezja Joavana Pekovic.

Loriana do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë nga Botërori pasi gjashtë garuesit tjerë nuk ia dolën dot.

Pa medalje mbetën kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, por edhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Flaka Loxha e Laura Fazliu. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement