Laura kualifikohet në çerekfinale të Botërorit - Gazeta Express
string(46) "laura-kualifikohet-ne-cerekfinale-te-boterorit"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 14:18

Laura kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 14:18

Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Garuesja kosovare e eliminoi në rrethin e tretë brazilianen Ketleyn Quadros.

Ndërkaq, në çerekfinale do të ketë punë me sllovaken Andrja Leski.

Paraprakisht, Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë në rrethin e parë e eliminoi garuesen Nadia Matchiko Guimendego, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se Iva Obertan.

Laura kështu i afrohet medaljes në Botërorin e xhudos. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement