Laura në rrethin e tretë të Botërorit, shkon rrugës drejt medaljes - Gazeta Express
string(65) "laura-ne-rrethin-e-trete-te-boterorit-shkon-rruges-drejt-medaljes"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 12:50

Laura në rrethin e tretë të Botërorit, shkon rrugës drejt medaljes

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 12:50

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Garuesja kosovare e eliminoi në rrethin e dytë kroaten Iva Oberan në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, në rrethin e tretë do të ketë punë me brazilianen Ketleyn Quadros.

Paraprakisht, Laura e eliminoi në rrethin e parë garuesen nga Republike Qendrore e Afrikës, Nadia Matchiko Guimendego.

Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement