Nora shkon në çerekfinale të Botërorit, i afrohet medaljes - Gazeta Express
string(57) "nora-shkon-ne-cerekfinale-te-boterorit-i-afrohet-medaljes"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2023 14:26

Nora shkon në çerekfinale të Botërorit, i afrohet medaljes

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2023 14:26

Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi rrethin e tretë pasi e mposhti gjermanen Seija Ballhaus me ippon vetëm falë “golden score”, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse në atë të dytë e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias.

Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.

Dje, po ashtu pa medalje mbetën edhe Distria Krasniqi e Erza Muminoviq. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement