Akil Gjakova e kalon rrethin e parë në Botëror - Gazeta Express
string(46) "akil-gjakova-e-kalon-rrethin-e-pare-ne-boteror"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2023 10:45

Akil Gjakova e kalon rrethin e parë në Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2023 10:45

Akil Gjakova e ka kaluar rrethin e parë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Garuesi kosovar e mposhti në xhiron e parë rumunin Adrian Sulca, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

E në rrethin e dytë, Gjakova do ta ketë përballë koreanin Jeoncheol Kang.

Krahas Akilit, sot do të garojë edhe motra e tij, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë në këtë kategori.

Gjithashtu, sot do të garojë edhe garuesja e tretë e Kosovës, Flaka Loxha, e cila është në të njëjtën kategori me Norën, ndërsa do të ketë punë me garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement