Distria kalon në rrethin e tretë në Botërorin e Katarit - Gazeta Express
string(55) "distria-kalon-ne-rrethin-e-trete-ne-boterorin-e-katarit"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/05/2023 12:29

Distria kalon në rrethin e tretë në Botërorin e Katarit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/05/2023 12:29

Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili ka nisur sot në Katar.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi gjermanen Mascha Ballhaus, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionia olimpike kosovare shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar medaljen e artë në Botërorin e Dohas.

Në kategorinë e “Disit” garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndal qysh në luftën e parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement