Gjendet e vdekur medalistja e artë olimpike - Gazeta Express
string(43) "gjendet-e-vdekur-medalistja-e-arte-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/05/2023 11:14

Gjendet e vdekur medalistja e artë olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

04/05/2023 11:14

Sprinterja amerikane dhe garuesja e kërcimit të gjatë, Tori Bowie, tri herë medaliste olimpke dhe dy herë kampione botërore në trakë dhe në fushë, ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Kimberly Holland.

Boëir ishte 32 vjeçe, njofton “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.

Holland i tha “CNN”-it të mërkurën se Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida dhe se arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.

“Me pikëllim të thellë e ndajmë lajmin mjaft të hidhur që Tori Bowie ndërroi jetë”, ka shkruar në një postim në Instagram kompania e Holland, Icon Management Inc.

“Ne e humbëm një klientë, një mike të mirë, një vajzë dhe një motër. Tori ishte kampione. Ishte sinonim i dritës që shndriste aq shumë. Ne jemi vërtet zemërthyer pasi lojtarët tanë janë si një familje, miq dhe të gjithë e donin atë”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement